Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë ambulant nuk do të tregtojë në rrugët e Elbasanit!
Bashkia e drejtuar nga Qazim Sejdini tregohet e prerë në këtë vendim, duke theksuar luftën ndaj konkurrencës së paligjshme dhe prishjen e imazhit të qytetit.
Qazim Sejdini: Ju mendoni që duke lënë ambulantët në rrugët e qytetit, ne mund të humbim ose fitojmë. Absolutisht që jo. Ne kemi tregje, ambulantët që shesin nëpër rrugë konkurojnë në mënyrë të pandershme dyqanet dhe njerëzit që shesin sipas rregullit nëpër tregje.
Ndërsa këta tregtarë ambulantë pretendojnë se kjo është mënyra e vetme për të mbajtur frymën gjallë, kryebashkiaku i Elbasanit u kërkon që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregje sipas rregullave të përcaktuara.
Qazim Sejdini: Të mos boshatisin tregjet, atje ku shesin shokët e vet, atje të shesin dhe ata. Kushdo që i fryn zjarrit në këtë drejtim, nuk do qytetin.
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake në Elbasan, Dritan Ekmeçiu thekson se qyteti ka tre tregje të licensuara që kanë vende të lira.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/jo-ambulante-ne-elbasan-bashkia-e-vendosur-ne-lufte-ndaj-fenomenit