Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur Qendrën Rinore për të përshëndetur Lëvizjen e Dhjetorit 1990. Duke mos humbur rastin për të ironizuar fjalimet e opozitës mbi Ditën e Rinisë, ai kërkoi prej të rinjve të jenë më aktivistë dhe të mos presin se e ardhmja do t?u vijë dhuratë. Po ashtu nuk munguan dhe etiketimet për kundërshtarët politikë.
Veliaj: Njeriu ose është aktivist kudo, në çdo komunitet, në çdo shërbesë, në çdo post, ose është një nga këto aksidentet politike nga të cilat kemi pasur shumë në Shqipëri. Ndërsa po vija këtu po dëgjoja në radio disa fjalime, përfshirë të këtij plakut, dhe asnjë nga ata që realisht kishin bërë revolucionin në 8 Dhjetor, asnjë nga personazhet nuk fliste. E paimagjinueshme, mendova, 8 Dhjetori festohet në një vend që i ka përzënë të gjithë dhjetoristët, ku kanë mbetur vetëm pak vetë, që thjesht e mjelin historinë, por pa i dhënë peshë edhe hapësirë.
Veliaj u bëri thirrje të rinjve që të veprojnë nën shembullin e njerëzve që u ngritën 27 vite më parë për të sjellë ndryshimin.
Veliaj: Sot, në fakt një pjesë e madhe e shoqërisë thotë ta bëjë dikush tjetër. Pyetja është: nëse duam ndryshim, nëse duam që ky qytet, ky vend të ndryshojë, kush do ta bëjë përveç nesh?! Në qoftë se nuk e bëjnë njerëzit e ftilluar, gjasat janë që, si në 8 dhjetorin e ?90, në atë kohë, kush ishte i ftilluari i klasës, që kishte aftësi lidershipi, që organizonte njerëz, që i dhimbte për gjërat, që shikonte një padrejtësi dhe donte të reagonte dhe në atë vend kush ishte kremi i asaj gjenerate, po të shikoni është kremi edhe sot, sepse që në atë moshë pak a shumë pikaset se kujt i dhemb dhe kush ka një mision përtej egoizmit të vet. Unë besoj që kjo është e vërteta sot. Gjasat janë që nëse jeni një aktivist sot, do të jeni lidershipi i Shqipërisë nesër.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/veliajt-si-del-e-keqja-me-berishen-diten-e-rinise-e-etiketon-si-plaku