Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është zbardhur edhe skema se si kamioni me 2.5 tonë i fshehur mes druve kaloi portin e Durrësit.
Lënda narkotike ishte nisur nga Fieri në bashkëpunim me një kompani që trasportonte paleta druri në vendet e Europës. Sipas prokurorisë, në të njëjtën ditë u nisën dy kamionë, i pari që nuk kishte drogë ka hyrë i pari për t?u kontrolluar.
Pasi është bërë vulosja e tij ka dalë në parkimin e portit, ku ndodhej edhe kamioni tjetër ku ishte droga. Shoferi i tij ka ndërruar rimokorkion duke marrë atë që ishte me drogë.
Gjithashtu ai ka ndërruar edhe targat. Në këtë mënyrë është bërë edhe shmangia e kontrolleve në itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit.
Sipas hetuesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që garantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore.
Pas ndalimit të nënkomisatit të Fierit, Festim Lelaj këtë të mërkurë (6 dhjetor 2017) me urdhër të prokurorisë janë ndaluar dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët Altin Katundi e Mikail Hila.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/zbardhet-skema-si-doli-kamioni-me-25-ton-droge-nga-porti-i-durresit