Gjatë organizimit të forumit me personat që kanë lindur në datën 8 dhjetor dhe personat që ishin protagonist në ngjarjet e protestave për rrëzimin e komunizmit Veliaj ka ironizuar Sali Berishën.
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Erion Veliaj, ai ka treguar se gjatë rrugës për te aktiviteti po dëgjonte Berishën të cilin e quan plaku.
?Jam shumë i lumtur që po e bëjmë këtë aktivitet me praninë e protagonistëve të kësaj ngjarje. Mu duk shumë origjinale ideja që ne të kishim disa nga protagonistët e vërtetë të 8 dhjetorit, arsyeja sepse po e them këtë është se rrugës ku po vija këtu dëgjova të njëjtin fjalim nga një 75 vjeçar që e kam dëgjuar çdo vit (Sali Berishën), më duket sikur kjo festë i përçan njerëzit,? tregoj Veliaj.