Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një raport të publikuar nga Europol, Shqipëria mbetet një nga burimet kryesore të trafikut të bimës së kanabisit në BE.
Rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës së trafikuar në BE. Megjithatë, ka pasur një zhvendosje të pjesshme në trafikimin e heroinës nga rruga e Ballkanit në rrugën e Kaukazit.
Ndërkohë që Maroku mbetet burimi kryesor i vajit të kanabisit në BE.
Raporti nenvizon: 24 miliarde euro ne vit
Tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE. Më shumë se 1/3 e grupeve kriminale që janë aktive në Europë, janë të përfshira në prodhim, trafikim dhe shpërndarje të llojeve të ndryshme të drogës. Tregtia e drogës së paligjshme ka fitime me miliardë euro për grupet e përfshira në këtë aktivitet kriminal.
Tregu i drogës me pakicë në BE mendohet të ketë vlerën e të paktën 24 miliardë euro në vit. Fitimet e marra nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar organizatat kriminale që të përparojë dhe zhvillojë ndërmarrjet kriminale që shkatërrojnë shëndetin, mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve në BE.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/raporti-i-europol-shqiperia-mbetet-burim-kryesor-i-trafikut-te-kanabisit-ne-be