http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Shirat e mëdha të rëna javën e kaluar kanë dhënë efektin e tyre edhe në ndotjen e mjedisit. Si kurrë më parë, Liqeni i Ulzës në afërsi të digës së Hidrocentralit është i tejmbushur nga mbeturinat të ndryshme.?
Kjo është pamja që të ofron liqeni i Ulzës.
Prurjet e mëdha të fundjavës së kaluar shkaktuan ndotjen masive.
Specialistët që kanë punuar në hidrocentral prej vitesh thonë se në porta ka patur hapësirë për kalimin e mbeturinave. Me rritjen e nivelit të portës nga ana e Kurum, ato tashmë mbeten në ujë duke shkaktuar një ndotje ku pasojat bien jo vetëm në mjedis, por edhe në gjallesat nënujore.
I kontaktuar nga Vizion Plus, Drejtori i HEC-eve të Kurum, Nexhat Maliqi tha se ndotja s?ka të bëjë me rritjen e nivelit të portave shkarkuese të Hidrocentralit, megjithatë kompania premton ta pastrojë brenda dy ditësh.