http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti turk përmbylli vizitën e tij dyditore në Greqi. Paraditen e se premtes ai vizitoi qytetin e Komotinisë për t?u takuar me komunitetin mysliman. Erdogan u prit në aeroport nga krerë të komunitetit dhe banorët me brohoritje te cilët thërrisnin njëzëri emrin e tij. Kreu i shtetit turk mori pjesë në faljen e së premtes në xhaminë ne Kirmahalle, e cila zgjati rreth 30 minuta. Më pas 150 metra me tej në shkollën e minoritetit u takua me nxënësit. Vizita e tij u përmbyll me një drekë në hotelin "Chris and Eve Mansion", ku u takua me përfaqësues të minoritetit mysliman të zonës.
Te enjten presidenti turk Erdogan pati takime intensive mes tensionesh me homologun e tij Prokopis Pavlopulos, kryeministrin Aleksis Cipras dhe me kryetarin e partisë Demogracia e Re Kiriakos Micotakis. Sipas burimeve të qeverisë greke, ai i propozoi Turqisë çeljen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mis dy vendeve. Mediat greke qe citojnë burime qeveritare thonë se kapitull i ri është respektim i plotë i traktatit të Lozanës. Gjithashtu është mirëpritur referimi i Erdoganit se minoriteti mysliman në Thrakë mund të jetë turk. Rifillim të bisedimeve duhet të krijohet me ndërtimin e besimit për shellfin kontinental. U ra dakord që Këshilli i ardhshëm i Bashkëpunimit të ngrihet sa më shpejt që të jetë e mundur e te krijohet një Komiteti i Përbashkët Ekonomik. Në lidhje me lirinë fetare në Greqi, u theksua rindërtimi i gjithë xhamive.
Erdogan është shprehur se qëllimi i vizitës së tij është ndërtimi i së ardhmes dhe se dy popujt mund të jetojmë me njëri-tjetrin. Presidenti turk theksoi se në këto kohë të vështira me probleme, takimet në Greqi mbartin një rëndësi akoma më të madhe.