Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa të rinj të cilët fishkëllenin kanë irritur shumë keq kryeministrin Edi Rama i pranishëm në Panairin e parë kombëtar të Sporteve të aventurës organizuar sot paradite në Tiranë
Që në momentin kur mori fjalën kryeministri fishkëllimat nuk ndaluan.
Ata nuk ndaluan as kur Rama përdori ironin e tij duke i quajtur të rinjtë bilbila.
Kam një sygjerim për disa djem këtu që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli. Mund të shkoni të hipni nëpër pemë e të fishkëlleni, ndërkohë që të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar të dëgjojnë.
Dakord bilbila!
Ja ku e keni pyllin. Ju dhjetë bilbila që jeni këtu dhe fishkëlleni nga kënaqësia
Ironia e kryeministrit nuk i ka ndalur të rinjtë të cilët vazhdonin të fishkëllenin. Nuk i ndal as kur Rama iu drejtua një "bilbili me syze"
"Ti bilbil me syze që ke gjithë kohës me gishtat në fyt është shumë mirë ti japësh fund këngës së gishtave në fyt. Ja ku e ke pyllin!"
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ramen-se-lene-te-flase-ia-presin-fjalen-me-fishkellima-shkoni-ne-pyll