Report TV - Berisha: Thirrje tė rinjëve, rrėzojeni kėtė qeveri

2018-05-09 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar momentet e tmerrit të viteve ?90 në Shqipëri, kur u ekzekutuan shumë të rinjtë, të cilët ishin ngritur në kërkim të lirisë. Në 27-vjetorin e ?Ditës së Rinisë?, Berisha tha se 96 të rinj u ekzekutuan dhe trupat e shumë prej tyre zvarriteshin nëpër qytete të ndryshme për të tmerruar njerëzit.
?Historia është një e shkuar dhe të merresh shumë me të edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë frymëzohesh. Si sot 27 vjet më parë bashkëmoshatarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën, terrorin dhe u përballën në këtë qytet të bekuar, në rrugë dhe sheshet e Tiranës, me diktaturën barbare. U ngritën me një kuroja të jashtëzakonshme dhe çliruan qytetin e tyre. Hapën dyert e lirisë për shqiptarët. Fantazia dhe imagjinata juaj nuk ka fund, por ajo nuk rrok dot guximin e atyre bashkëmoshatarëve tuaj. Në Shqipërinë e viteve ?90 ishin ekzekutuar me regjistër të MB 96 bashkëmoshatarë tuaj, të cilët ishin nisur të gjenin lirinë. Akoma më makabër se trupat e disa prej tyre zvarriteshin nëpër qytete për të mbjellë terror kudo. Më kujtohen trupat e bërë shosh, të cilët vendoseshin afër shkollës për të na tmerruar?, tha Berisha.