Shënohet progres për “Brexit” - News, Lajme - Vizion

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, njoftoi se është arritur progres i dukshëm për kushtet e ndarjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.



Në një deklaratë për mediat të mbajtur pas një takimi disa orësh me kryeministren britanike, Theresa May, në Bruksel, Junker u shpreh se kjo gjë i hap rrugën kalimit në fazën e dytë të negociatave mbi tregtinë dhe marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me BE.



?Komisioni vendosi të njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se është bërë progres i dukshëm mbi divorcin me Britaninë e Madhe. Jam i vendosur dhe shpresoj se kjo do të shërbejë për vazhdimin e mëtejshëm të negociatave.?



Juncker njoftoi se diskutimet ishin të vështira, por ishte i kënaqur që më në fund u gjet gjuha e përbashkët. Por sipas tij mbetet ende shumë punë për t?u bërë.



Nga ana tjetër, kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se Britania do të vazhdojë t?i përmbahet rregullave të tregut të brendshëm te Unionit Doganor, dhe do të mbrojë marrëveshjen e vitit 1998.



Mbi çështjen e kufirit me Irlandën e Veriut, e cila ishte kthyer në ngërçin më të madh të negociatave, May theksoi se nuk do të ketë një kufi fizik dhe se qytetarët e BE në Mbretërinë e Bashkuar do të jetojnë si më parë, pavarësisht divorcit.

Free Traffic Exchange