Report TV - Rama: Buxheti 2019 prioritet rritja e pagave të ushtarakëve

2018-05-09 2

Në një takim me efektivët e Forcave të Armatosura, për t?i falenderuar për angazhimin e tyre në përballjen me përmbytjet e fundjavës së kaluar, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në buxhetin e vitit 2019 rritja e pagave për ta do të jetë prioriteti kryesor.
?Angazhohem sot para jush se viti 2018 do të jetë i fundit në të cilin buxhetit i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë, gjë që e kemi bërë me buxhetin 2018, por rritja do të vazhdojë për të arritur një objektiv. Dhe e para rritje prioritare për vitin 2019 do të jetë rritja e konsiderueshme e pagave të të gjithë ushtarakëve?, ka deklaruar Rama.

Kreu i qeverisë u ka premtuar efektivëve që u përballën me katastrofën natyrore se do të marrin shpërblimin e merituar për këtë angazhim, që sipas tij shpëtoi jetë njerëzish.

?Pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike që mishëroni, ne nuk kemi arritur që t?ju shpërblejmë ashtu siç e meritoni dhe të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush dhe Policisë së Shtetit, kur vjen fjala tek shpërbilimi. Ajo që ju bëni nuk mund të shpërblehet financiarisht, por sot qeveria do të vendosë një shpërblim si shprehje e mirënjohjes. Ne do të shlyejmë borxhin e padrejtë?, ka deklaruar Rama.

Free Traffic Exchange