Përmbytjet e fundit janë një dëshmi e ndryshimeve të fortë të klimës dhe sjelljes abuzive të njëriut me mjedisin. Specialistët bëjnë thirrje për të vendosur kontrolle mbi ndërtimet në bregdet, duke mos lejuar objekte pranë vijës së ujit, pasi deti është duke marrë vazhdimisht tokë si pasojë e rritjes së erozionit.
Situata me të cilën u përball Shqipëria ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve, të cilët mendojnë se natyra eshtë duke ndryshuar. Por edhe njerëzit janë sjellë e po sillen pa marrë parasysh ndryshimet e klimës.
Profesor Lushaj mendon se vendi ka nevojë për kontrolle të vazhdueshme në terren, për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese kryesisht, të cilat duhet të bëhen përpara muajit shtator në mënyrë që të shmangen përmbyjtjet nga shirat e vjeshtës. Por Shqipëria përballet me një tjetër problem. Shkrirja e instituteve kërkimore shkencore, ka bërë që të mos ketë më edhe specialist të fushës.
Në përshkrimin për masat që duhen marrë krahas mirëmbajtjes së hidorvoreve, pastrimit të grykëderdhjeve apo kanaleve kulluese, Lushaj thekson se Shqipërisë i duhet ende shumë kohë për të përballuar luftën me natyrën.