Këngë, humor dhe dhurata ishte trinomi që përcolli në mbrëmjen e së mërkurës ?Kënga Magjike?. Tingujt e parë që pushtuan Pallatin e Koncerteve, ishin të ?Ma thuaj ti?, e Rozana Radit, kënga fituese e një viti më parë.
Konkurrimi nisi për 16 këngëtarët e të cilësuarës ?Kategoria Big?, e ?Të Mëdhenjve?... dhe 9 zërave me statusin ?Artistët e Rinj?.
Të drejtën për të votuar dhe për t?u votuar për të qenë në finalen e së Shtunës e fituan 6. Për Armendën, Reinaldon dhe Tolin, të kuqet e gjyqtarëve ndërprenë konkurrimin e tyre në ?Kënga Magjike?.
Tema të cilën këtë edicion të 19-të, skenaristja Dalina Buzi në bashkëpunim me Besart Kallakun dhe Erion Isain, sollën me humor ishte qasja e shoqërisë ndaj jetës virtuale.
Publikun, produksioni, e gostiti me dhurata.
Ardit Gjebrea me pjesëmarrjen e dy prezantueseve Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla na lënë takim sonte në orën 20 e 30, në gjysmë-finalen e dytë të ?Kënga Magjike?, në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan.
Tv Klan