Report TV - Ndizen dritat e Pazarit te Ri, Veliaj: Mundësi për të ndihmuar të pamundurit

2018-05-09 0

Erion Veliaj pas ditës së djeshme ku ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në sheshin ?Skëndërbej? sot ka ndezur dritat edhe te ?Pazari i Ri?.Gjatë këtij aktiviteti Veliaj ka uruar të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit.

Veliaj ka kërkuar nga të pranishmit që të japin sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin, sidomos për njerëzit që janë në nevojë, vetëm kështu mund të jeni më të gëzuar dhe të lumtur.

Fjala e plotë:
Nëse rrisim qytetin me dashuri mund të kemi më shumë dashuri me njëri-tjetrin. Taksate e vendosura nga bashkia për pazarin e ri u mundësua krijimi i zbukurimit në pazarin e ri.

Për herë të parë kemi dy vende ku do të festojmë festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kemi sheshin ?Skënderbej?, që vjen si një hapësirë më e madhe kombëtare, por për herë të parë jemi këtu në Pazarin e Ri.

Shikoni sa gjëra të bukura bëjmë kur punojmë, kur jemi bashkë, kur kemi mendje të bëjmë gjëra të bukura, jo të shajmë njëri-tjetrin, jo të pengojmë njëri-tjetrin, jo të merremi ky është i partisë time, ky është i partisë tjetër.

Free Traffic Exchange