Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria për Evropën dhe punët e jashtme e Shqipërisë, renditet në vendin e 31-të në listën me më shumë se 200 ministri homologe ne bote, në vlerësimin e bërë nga Digital Diplomacy Live.
Vlerësimi edhe për vitin 2017 bëhet për punën e ministrive përkatëse të cilat kanë llogarite e tyre në mediat sociale dhe i përdorin ato për të treguar politikën e jashtme të vendit që përfaqësojnë.
Nje te tille e ka padyshim edhe MInistria per Evropen dhe punet e jashtme e Shqipërisë, e cila vec faqes zyrtare e kryen kete funksion edhe me faqen personale te ministrit Ditmir Bushati por edhe me aplikacionin e posaçëm E-Konsullata i cili ofron informacion konsullor për të gjithë qytetarët e saj që udhëtojnë në vende të ndryshme.
Në këtë kontekst, në vlerësimin që Digital Diplomacy Liveben këtë vit për ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme, përmirëson renditjen e saj me 12 vende.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/diplomacia-dixhitale-mpj-shqiptare-31-ta-ne-bote