Report TV - Kryeprokurori/ Rama përsërit ftesën për Bashën: Pakt Kombëtar për Europën

2018-05-09 0

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Bullgaria për ftesën për pakt kombëtar me opozitën për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa si pikënisje të shërbejë zgjedhja e kryeprokurori të ri. Rama shprehet se i kemi votat për ta zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm me shumicë të thjeshtë, por i shtrin dorën për konsensus opozitës. ?Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat.

Unë kam për borxh të bëj deri në fund atë që më takon e sigurisht pastaj borxhet që opozita i ka vendit janë borxhe që opozita vetë duhet ti konsiderojë e ti trajtoj si të tilla? shprehet Rama. Por PD e ka kundërshtuar zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, pasi sipas Bashës vetëm KLP mund të përcaktojë përfundimin e mandatit të Llallës. Megjithatë shumica në komisionin e Ligjeve nisi sot procesin për zgjedhjen e prokurorit të përkoheshëm, ndërsa opozita u largua duke braktisur procesin.