Kryetari i bashkisë së Vlorës, Drit" />
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Drit"/>

Ora News – "Nuk duam patate, thelloni lumin" banorët e Novoselës i përvishen kryebashkiakut Leli

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është përballur me zemërimin e banorëve të Novoselës të cilët në një takim me të kanë kërkuar thellimin e lumit për të shmangur përmbytjet

"Nuk duam patate, thelloni lumin. Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm " janë shprehur banorët.

Kryebashkiaku kishte shkuar në Novoselë për të shpërndarë ndihmat e para pas përmbytjeve.

Janë 130 pakot e para të cilat kanë mbërritur në njësine administrative Novoselë por banorët kërkojnë një zgjidhje përfundimtare për ti dhënë fund përmbytjeve të përvitshme. Ndihmat nuk japin asnjë zgjidhje për dëmet e mëdha materiale që ka shkaktuar vërshimi i ujit.

"Duam zgjidhje per lumin,jo makarona dhe sheqer" ishte qëndrimi i banorëve. Ata kanë kërkuar zgjidhje të situatës dhe ngritjen e argjinaturës që do të pengojë vërshimin e lumit drejt banesave dhe biznese të tyre.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nuk-duam-patate-thelloni-lumin-banoret-e-novoseles-i-pervishen-kryebashkiakut-leli

Free Traffic Exchange