Permbytjet nga Vjosa, banoret kerkojne ngritje te argjinaturave e demshperblimet

2018-05-09 1

Banorët e Novoselës dhe të zonave që u preken nga përmbytja e lumit Vjosë kërkojnë zgjidhje për t?i shpëtuar përsëritjes së kësaj situate.

Në Novoselë banorët kërkojnë ngritje të argjinaturave që do të pengojnë vërshimin e lumit drejt banesave e bizneseve të tyre. Kryebashkiaku Leli ka konfirmuar ngritjen e grupeve për të verifikuar dëmet brenda 15 ditësh.

Në fshatrat e Novoselës situata vijon të mbetet problematike. Mobilje të dëmtuara, banesa me lagështirë dhe dëme në tokat bujqësore. Për përmbytjet në zonën e Fierit dhe Vlorës nuk është përpiluar ende një fatura financiare e dëmit që është shkaktuar.