Report TV - 2.5 ton drogë drejt Italisë, Prokuroria kërkon arrest me burg për të ndaluarit

2018-05-09 2

Krijimi i lehtësirave për të trafikuar 2.5 ton kanabis drejt Italisë nga porti i Durrësit ku ishte i përfshirë dhe u arrestua nën komisari i policisë Festim Lelaj nuk është episodi i vetëm.
Burime nga grupi hetimorë, sqaruan për Report Tv, se kanë mundur të faktojë një bashkëpunim më të gjatë të policit me trafikantët, e sipas hetimeve, Lelaj bashkëpunonte me të arrestuarit Aurel Laze dhe Skënder Siceqa.

E me këta bashkëpunëtorë që ka punuar prej 2014, sqaruan burimet, Lelaj ka mundur të trafikoj edhe 350 kg kanabis nga porti i Vlorës.

Deri më tani në pranga, në kuadër të këtij grupi kriminal, kanë rënë 12 persona mes tyre efektiv policie të nivelit të lartë si rasti i nën komisarit Festim Lelaj si dhe policë kufitarë në Durrës, doganier dhe agjent doganorë.

Nga hetimet e akuzës ka rezultuar se droga sigurohej në zona të ndryshme të Vlorës, e më pas ngarkohej nëpër kamionë në Fier të cilët kishin si destinacion Europën.