Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kuvendi hedh shortin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, e parapriu debati politik mes mazhorancës dhe opozitës.



Për opozitën, është e papranueshme hedhja e shortit dhe për këtë proces duhet të shprehet Këshilli për Legjislacionin.



Por shumica mendon se procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së është një detyrim kushtetues i Kuvendit.



Arsyetimin pro këtij procesi, nënkryetarja e Kuvendit VasiliKA Hysi e mbështeti edhe në qëndrimin e Presidentit Meta, i cili i delegoi kompetencën organit ligjvënës.



Megjithë debatin politik, është hedhur shorti për 9 anëtarët e KED-së dhe 3 zëvendësues. Të përzgjedhurit dolën nga propozimet që Kuvendit i mbërritën nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ajo e Apelit dhe Gjykatave Administrative, Prokuroria e Përgjithshme, prokurorët pranë Gjykatave të Apelit.



Këshilli i Emërimeve bën vlerësimin dhe renditjen e kandidateve për Inspektorin e Drejtësisë dhe kandidateve per Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që anëtarët e KED-së kanë një mandat 1-vjeçar.