http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse është një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin malor veçanërisht në stinën e dimrit, Thethi është i vështirë për t?u arritur.
Bora e rënë këtë fillim dhjetori, bllokoi për disa ditë aksin rrugor që lidh këtë fshat turistik me qytetin e Shkodrës.
Autoriteti rrugor nisi ndërhyrjen për zhbllokimin e segmentit Qafe Thore ? Theth. Aty do të stacionohen edhe mjete borëpastruese që do të mbajnë të hapur këtë aks gjatë gjithë dimrit.
Autoritetet sigurojnë se në fundjavë rruga drejt Thethit do të jetë krejtësisht e kalueshme. Ndërkohë ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e plotë të energjisë elektrike, e cila ishte ndërprerë në zonën e Dukagjinit, si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta të pak ditëve më parë.