Një pallat është përfshirë nga flakët në qytetin e Bajram Currit. Flakët kanë pushtuar të gjithë ndërtesën, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Banorët kanë dalë me shpejtësi nga pallati në momentin që është përfshirë nga zjarri duke shpëtuar pa lëndime. Zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët, ndërsa kati i tretë i pallatit është djegur plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, ndërsa kanë nisur hetimet.