Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT
42 vjeçari nga Burreli, ndalimi i të cilit u njoftua sot, akuzohet se një vit më parë ka këcënuar prokurori n dhe forcat e policisë të cilët kishin shkuar për të asgjësuar dy parcela me mbi 10 rrënjë kanabis.
U desht ndërhyrja e FNSH-së që operacioni të vijonte dhe të finalizo9hej me asgjësimin e bimëve narkotike"
"Më datën 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.
Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike" informoi më 7 dhjetor policia e shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/bushi-i-arrestuar-ne-tirane-kercenoi-prokurorin-e-policine-10-mije-rrenje-kanabis