Rama i ofron opozites pakt bashkepunimi: Te zgjedhim nje kryeprokuror konsensual

2018-05-09 0

?A mund të kemi një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si pikënisje të një Pakti Kombëtar për Europën që duam?

Me këtë pyetje Kryeministri Edi Rama i drejtohet opozitës për një marrëveshje në dritën e zhvillimeve të 6 muajve e ardhshëm kur Brukseli pritet të hapë dritën jeshile të negociatave për anëtarësim. Për këtë Rama shtrin dorën e bashkëpunimit.

?Nuk dua të bëj asnjë gjyq publik të qëndrimit të derisotëm të opozitës, sepse nuk e kam gjëkundi qëllimin të tregoj këtu pse ne po bëjmë gjënë e duhur për vendin, teksa opozita po bën gjënë e gabuar duke e goditur vendin në gjuhë të huaj. Dua vetëm të arsyetoj ftesën publike për opozitën që të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t?i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë?.

Si pikë të parë të kësaj marrëvbeshje Rama thotë se duhet shfrytëzuar skadimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

?Natyrisht opozitës nuk i kërkon kush qe të heshtë, aq më pak mund të më shkojë mua në mendje diçka e tillë. Çka unë i kërkoj opozitës është të konsiderojë pa humbur kohë ftesën që të ulemi në tryezë për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam.

Sipas kreut të qeverisë kjo do të ishte rruga më e arsyeshme që shumica të vendosë me kartoinat e saj.

?Kjo do të ishte rruga më e arsyeshme për të mos përdorur kartonat e shumicës së thjeshtë në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të mos i lënë asgjë mangut përpjekjes për t?i çelur negociatat për anëtarësim?.

Ai thotë se hapja e negociatave do të ishte fitore e madhe e politikës dhe e të gjithë shqiptarëve.