Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama dje në Bruksel, shprehet se sinjalet janë pozitive që të hapen negociatat në vitin e ardhshëm. Bregu deklaron se viti 2018 është kufiri i domosdoshëm për çeljen e negociatave me BE, ndërsa kërkon një qëndrim kombëtar të unifikuar shumicë-opozitë për çështjen e integrimit të Shqipërisë. ?Besoj se dje kishte një sinjal që ishte pozitiv, të paktën në deklaratën e Presidentit të KE, pasi artikuloi mundësinë në 6 mujorin e ardhshëm për negociatat.
Duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm do të ketë një vendimmarrje, por varet nga propozimi i komisionit në Prill. Unë uroj që të jetë sa më shpejt dhe të mos zgjatet dhe shtyhet në kohë, pasi do e bënte më të pamundur çeljen e negociatave.
Besoj se 2018 ka shanset më të mëdha, në 2019 situata vështirësohet pasi PE ka zgjedhjet, por edhe vende të tjera, lëvizjet populiste janë zgjeruar vitet e fundit. 2018 është viti në të cilin shanset janë maksimale. Nuk parashikoj dot asgjë, por viti 2018 është kufiri i domosdoshëm. Është shumë vonë por nuk duhet të vonohet më.