Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim të hapur në Universitetin D?Annunzios në rajonin e Abruzzos, me studentë, sipërmarrës dhe administratorë, për të diskutuar mbi modelet e zhvillimit të qyteteve.
Veliaj bëri një paraqitje të Tiranës gjatë periudhës së tranzicionit.
?Kemi vendosur të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra, të mos mjaftohemi thjesht duke u dhënë zgjidhje emergjencave të momentit, por duke investuar tek e ardhmja.
Kemi vendosur të ndërtojmë një model zhvillimi të qëndrueshëm për qytetin; të përballemi me nevojat e së tashmes, pa rrezikuar nevojat e së ardhmes; të mos veprojmë duke menduar sikur nuk ka një të ardhme pas mbarimit të mandatit tonë, por të investojmë për Tiranën e brezave që vijnë?, tha Veliaj.
Gjatë qëndrimit në Itali, kryebashkiaku i Tiranës, i shoqëruar edhe nga Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D?Alfonso, zhvilloi edhe një vizitë në komunitetin arbëresh që jeton aty.