Report TV - Veliaj: T'u gjendemi pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje

2018-05-09 0

Atmosferë festive në sheshin Skëndebej, Tirana ndez dritat e vitit të ri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mënyrë simbolike ndezi dritat e pemës në prani të dhjetëra qytetarëve, mes të cilëve edhe shumë fëmijë të cilët gëzojnë më shumë se kushdo këto ditë festive.
"Tirana do vezullojë më shumë se kurrë. Falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar për Tiranën këtë vit", u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Nën tingujt e muzikës së përzgjedhur të bandës frymore të qytetit si dhe korit të Liceut Artistik, ?Jordan Misja?, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i rrethuar nga qindra fëmijë të pranishëm në sheshin ?Skënderbej?, ndezi dritat e pemës.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj theksoi se festat janë një moment fantastik për qytetin, ndërsa bëri të ditur se përgjatë gjithë këtij muaj do të ketë një sërë aktivitetesh në ndihmë të njerëzve që kanë nevojë.
?Festat janë një moment fantastik për qytetin, një moment që kujtojmë që janë kënaqësitë e vogla që janë dritat, që është dashuria për familjen, që janë fëmijët që kanë mbushur qytetin tonë, që janë hapësirat ku takojmë njëri-tjetrin dhe shkëmbejmë me njëri-tjetrin.

Free Traffic Exchange