Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kosova vazhdon të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar gjendjen e rënë me të cilat po ballafaqohen popullata dhe blegtoria. Në drejtim të territorit shqiptar sot udhëtuan 15 kamionë nga Prizreni, Gjilani, Peja e Malisheva, me ushqim për njerëzit dhe kafshët.
Pas përmbytjeve të mëdha me të cilat u përball Shqipëria, nevojat për ushqim për njerëzit dhe bagëtitë janë të mëdha.
Duke parë këtë gjendje, popullata dhe bizneset e Kosovës u solidarizuan dhe menduan që sadopak ti ndihmojnë banorët e prekur nga vërshimet.
Nga komuna e Gjilanit u nisën kamionë me ushqim të bagëtive.
Ndërsa bizneset dhe shoqatat afariste të Prizrenit grumbulluan 500 pako ushqimore.
Në kushtet më të vështira, dy vendet tona zgjasin dorën e ndihmës.
Për këtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i falenderoi për solidaritetin institucionet dhe popullatën e Kosovës.
Ditë më parë në drejtim të territorit të Shqipërisë udhëtuan edhe ekipet profesioniste të emergjencave, ndërsa Minxhozi tha se nëse do të jetë nevoja atje do të shkojnë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kosova-ne-krah-te-shqiperise-15-kamione-me-ndihma-drejt-jugut