Ora News - PD: Rama kërkon të marrë kontrollin e drejtësisë, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike e cilëson përpjekje të kryeministri Edi Rama për të marrë Prokurorinë, nismën më të fundit të zëvendësimit të Adriatik Llallës.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj thekson se kjo faktohet edhe me marrjen në mbrojtje të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Alibeaj: Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë risjellë edhe një herë në vëmendje problemin e rëndë të kriminalizimit të Policisë së Shtetit, ku nuk ka ndonjë ndryshim, nëse është Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafaj Ministër i Brendshëm.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbuloi se në episodin e trafikut ndërkombëtar të 2.5 ton kanabis, të dala nga Porti i Durrësit, ishin përfshirë, mes të tjerëve, 3 efektivë Policie, 2 të Drejtorisë së Policisë së Kufirit në Durrës dhe 1 i Policisë së Fierit.

Partia Demokratike e ka denoncuar prej 4 vjetësh kriminalizimin e policisë si projektin e Edi Ramës në shërbim të pushtetit të tij. Kjo qeveri nuk jep asnje garanci se krimi, trafiku i narkotikeve dhe korrupsioni qeveritar të mund të luftohet. Kjo nuk ka si te ndodhe dhe as të shpresohet që të ndodhë, sepse vetë Edi Rama është ideatori, arkitekti dhe ekzekutuesi i kësaj politike makabre për të kriminalizuar policinë dhe rrënuar shtetin.

Nuk mund të japë asnjë garanci për luftë ndaj drogës, trafikut dhe korrupsionit qeveritar, kur vetë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, është i hetuar, proceduar, gjykuar dhe dënuar nga të gjitha shkallët e gjykimit në Itali, pikërisht për krijim të organaiztave kriminale për trafik lëndësh narkotike, heroinë dhe kokainë.

Nuk ka si të shpresohet për garanci për luftën ndaj krimit, drogës dhe korrupsionit, kur Sajmir Tahiri, ish Ministër i Brendshëm, i zhytur personalisht në këtë vorbull kriminale dhe i dokumentuar si i tillë nga autoritet italiane, u mor në mbrojtje poltike personalisht nga Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pd-rama-kerkon-te-marre-kontrollin-e-drejtesise-perfshire-prokurorin-e-pergjithshem

Free Traffic Exchange