Ora News - Ndalohen police e doganiere te portit për trafikimin e 2.5 ton droge drejt Italisë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë lidhur me trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike nga Durrësi në drejtim të Ankonas.

Të ndaluarit janë efektivët e Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Policia e Shtetit ekzekutoi sot (6 dhjetor 2017) urdhër ndalimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

"Nga hetimi i Prokuroisë për Krime të Rënda është evidentuar se,për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila." thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Dje u ndalua nenkomisari i policisë së Fierit

Ndërkohë dje u mesua se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-ndalimi ndaj nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, nën akuzën e organizatorit të trafikut të kësaj ngarkese droge.

Ai bashkë me 7 persona të tjerë akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.



Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ndalohen-dhe-police-e-doganiere-te-portit-trafikimin-e-25-ton-droge-nga-durresi-ne-ankona