Falë ndihmës të efektivëve të Forcave të Armatosura banorët e fshatrave të përmbytura u evakuuan në kohë.
Report Tv ka qenë në bazën ajrore të Farkës, ku ky repart mbajti peshën e ardhjes në ndihmë në nxjerrjen e qytetarëve nga zonat e mbuluara me ujë. Zgjedhja e ekuipazhit për të shkuar në mision bëhet nga koloneli Kuto Hasani në bazë të aftësive të tyre të certifikuara në rast përmbytje. Koloneli Kuto Hasani, sqaron asistencën që ka ofruar NATO, duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.
Në misionin e kërkim shpëtimit në Mallkuç të Fushë-Krujës ka qenë në krye të ekuipazhit nënkoloneli Julian Dulemata, i cili ka 20 vjet në këtë profesion. Ndërsa pjesë e grupit kanë qenë edhe Shpati Muço në rolin e ajro-shpëtuesit, Ermir Locaj në rolin e operator vinçi për shërbime të sakta dhe major Elis Prifti. Nënkoloneli Dulemata tregon se si është përballuar ky mision, vështirësitë që efektivët e FA kanë hasur si dhe distancimin ndaj emocioneve në momentin e evakuimit.