Edhe gjatë procesit të Vettingut ku do të kontrollohet pasuria, ana profesionale dhe integriteti moral, gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqin dhe ky proces të ndërpritet.
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese ku për herë të parë hidhet dritë se si do të veprohet me procesin e Vettingut dhe dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sic dhe shihni në këtë faksimile në faqen 32 të vendimit ekskluziv siguruar nga Report Tv ?Gjykata thekson se për sa kohë që subjekti i rivlerësimit është në detyrë dhe procesi i rivlerësimit nuk ka përfunduar ende, ai ka të drejtën të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet, duke u zbatuar parashikimet e nenit G të Aneksit të Kushtetutës?.
Por çfarë parashikonte ligji për dorëheqien e subjekteve të cilët i nënshtroheshin rivlersimit në këtë rast prokuroët dhe gjyqtarët? Sipas ligjit 84/2016 në nenin 56 të tij përcaktohej ?1. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.
Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit ?Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit?.