Ora News - Fshati në kufi me Greqinë rrezikon shembjen pas reshjeve

2018-05-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fshatin Janjar të bashksië Konispol, vetëm pak metra larg kufirit tokësor me Greqinë, një pjesë e fshatit rrezikohet nga shembja.

Pas shirave të rënë ditët e fundit janë shfaqur çarje të tokës, gjë e cila rrezikon të kthehet në një katastrofë mjedisore, duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Kryeplaku i fshatit, Neshat Mehmeti, thotë se situata është kritike dhe është kërkuar edhe ndihma e qeverisë qëndore.

Banorët e fshatit Janjar tregojnë situatën e rënduar dhe rrezikun serioz që vjen nga lëvizja masive e dheut në pjesën më të lartë të fshatit.

Ujërat nëntokësore janë bërë shkak për spostimin e tokës dhe çarjen e saj në disa zona.

Fshati Janjar, pjesë e bashkisë Konispol përbëhet nga rreth 60 familje.

Sipas banorëve, është hera e parë që vërehet një fenomen i tillë në këtë zonë kufitare me Greqinë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/fshati-ne-kufi-me-greqine-rrezikon-shembjen-pas-reshjeve