Ora News - PD: Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, antikushtetues

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para hedhjes së shortit për këshillin e emërimeve në drejtësi, Partia denmrioaktike kërkon anulimin e kësaj procedure duke e cilësuar antikushtetues. Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, kryetari i grupit parlamantr të PD Edmond Spaho tha se qëllimi i PS-së është kapja e organeve të reja të drejtësisë.

Kuvendi do të hedh të enjte shortin për përzgjedhjen e anëtarve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por PD kërkon ndërprerjen e këtij procesi duke e cilësuar antikushtetuese. Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho tha se Qëllimi i PS-së është kapja e organeve të reja të drejtësisë.

"Kryetari i Kuvendit po kryhen në boshllëk kushtetues dhe ligjor, sepse në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), po përdoret dispozita tranzitore, që kanë humbur fuqinë e tyre. KED e përkohshme u zgjodh në Janar 2017 sipas dispozitës kalimtare dhe kjo dispozitë nuk mund të bëhet rregull i përgjithshëm"

Në letrën drejtuar Kuvendit, dhe për dieninë e presidentit dhe ambasadave kryesore në vend, Partia Demokratike thotë se Kryetari i Kuvendit ka vepruar në kundërshtim flagrant me kompetencën kushtetuese dhe ligjore duke i diktuar organeve te pavarurave zbatimin e deformuar te ligjit.

"Kryetari i Kuvendit ka shmangur kriteret ligjore, të zbatuara për shortin e Janarit 2017 nga të gjitha institucionet e pavarura. Ligji përcakton 8 kritere për kandidatët, duke rritur cilësinë e tyre. Mes kritereve është edhe përfundimi i Shkollës së Magjistraturës?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pd-shorti-keshillin-e-emerimeve-ne-drejtesi-antikushtetues

Free Traffic Exchange