Ora News - Heqja e taksave për hotelet me 4-5 yje reflektohen në ligj

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Heqja e taksave për 10 vite për hotelet me 4 dhe 5 yje ka shkaktuar sërish debate në komision e Veprimtarive Prodhuese.Opozita i cilësoi ndryshimet që u reflektuan edhe në ligjin e turizmit klienteliste dhe një mundësi për pastrim parash.Por për ministrin Blendi Klosi këto ndryshime janë një mundësi për të na bërë më konkurentë me rajonin

Përjashtimi nga takast për 10 vite i hoteleve me 4-5 yje ka shkaktuar sërish debate në komisionin e veprimtarive Prodhuese ku miratuan ndryshimet ligjore.Deputeti Florion Mima i cilësoi këto ndryshime klienteliste .Sipas Mimës lehtësirat fiskale në turizëm kanë si synim vetëm pastrimin e parave.

Mima: Ndërhyrje të tilla janë klienteliste dhe korruptive dhe janë një premisë për shpëlarje të parave të pista. Paketa fiskalë është e shkruajtur shumë keq.

Por për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit ndryshimet në ligj synojnë vetëm të na bëjnë konkurrent me rajonin.

Klosi: ?Duhet të kuptojmë që jemi në një zonë që mund të kemi kapacitete shumë të mëdha për të zhvilluar turizmin elitar, turizmin që prodhon ekonomi, turizmin që prodhon punësim, turizmin që prodhon mirëqënie, por po ashtu duhet të kuptojmë që jemi brenda një konkurrence shumë të vështirë nga vendet e rajonit. Prandaj kjo paketë vjen e plotë. Kjo paketë vjen si më e mira në rajon përsa i përket lehtësirave dhe në të gjitha rastet është një biznes i munguar për Shqipërinë që përpiqemi ta subvencionojmë nëpërmjet këtyre mekanizmave. Pra është një paketë e cila në krahasim me vendet e rajonit është më e mira sot si ofertë për investitorët strategjikë.?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/heqja-e-taksave-hotelet-me-4-5-yje-reflektohen-ne-ligj