Report TV - Szydlo: Bashkëpunimi mes dy vendeve do te vijojë

2018-05-09 0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Poloni, ndërsa pas takimit me homologen Beata Szydlo kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se Varshava është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në BE, ndërsa një nga urat e forta mes dy vendeve është turizmi.
?Falënderoj kryeministren për ftesën dhe për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar dhe po ashtu gatishmërinë që ka shprehur për të na ndihmuar në fushat ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tani është e integruar, ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm.

Kryeministrja preku turizmin si një nga pikat më domethënëse. Shfrytëzoj mundësinë për të ndarë me opinionin publik polak që Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë polakë se vitin e kaluar. Mund të marrim në konsideratë që të vendosim një linjë direkte, e cila do të sillte përfitueshmëri të lartë mes dy vendeve.

Free Traffic Exchange