Ora News - Paralajmërimi i mjekëve për largim, sot fluksi i pacientëve i pazakontë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekët u tërhoqën nga dorëheqja, por ndërkohë situata në urgjencën e sëmundjeve të brendshme vijon njësoj përsa i takon fluksit të pacientëve. Në këtë shërbim në pritjen e rasteve të para me probleme të ndryshme shëndetësore punojnë 13 mjekë, gjysma e të cilëve në bllok paralajmëruan largimin, ndërsa në 24 orë fluksi i pacientëve shkon 250-300 raste.

Ky numër është i lartë për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe mos funksionimi i sistemit të referimit; spitalet rajonale edhe për probleme të lehta shëndetësore i dërgojnë pacientët në qsut.

Drejtoria e QSUT tha se puna vijon normalisht në urgjencë, duke garantuar se problemi është zgjidhur brenda sistemit.

Pacientë dhe familjarët e tyre, nuk fajësojnë mjekët dhe nuk ngrejnë dyshime për punën apo misionin e tyre por thonë se situata është e pazgjidhme përsa kohë që është ky fluks.

Të tjerë thonë se serumet merren në karrige apo korridoreve, ndërsa mendojnë se duhen shtuar kapacitetet.

Pas peticionit publik, ishte shefi i urgjencës Edmond Zaimi teksa sqaroi opinionin publik për situatën e krijuar se bluzat e bardha nuk do të largohen nga puna por kërkojnë të përmirësojnë shërbimin e urgjencës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/paralajmerimi-i-mjekeve-largim-sot-fluksi-i-pacienteve-i-pazakonte

Free Traffic Exchange