Bregu: Basha te beje transparencë per kontratat e lobimit

2018-05-09 0

Për ish ministren e Integrimit Majlinda Bregu, akuzat e ngritura mbi Partinë Demokratike se me para të dyshimta ka lidhur kontrata lobimi në SHBA duke mos i deklaruar zyrtarisht, vë përpara përgjegjësisë Lulzim Bashën. Bregu tha se si ish-anëtare e kryesisë nuk ka asnjë dijeni për këto kontrata lobimi.

?Është shumë e rëndë, sepse të akuzosh kundërshtarin tënd politik për përdorim parash të pista dhe të mos jesh vetë kristal i pastër për ta çuar deri në fund misionin tënd, atëherë ky është problem shumë i madh. Çfarë lidhje ka kjo kompania offshore me mua apo me një anëtar tjetër të PD-së? Kësaj pyetje duhet t?i japë përgjigje Lulzim Basha.?

Ish ministria e integrimit e akuzoi se ka asgjësuar dhe personalizuar Partinë Demokratike.

?Nuk ka Parti Demokratike sot. Këtë e thotë çdo anëtar i PD,me zë, hapur, mbyllur. Kjo po dëshmohet çdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturave dhe të analizës që nisi në PD, në procesin pas-zgjedhor. Kjo nuk është partia në të cilën jam anëtarësuar unë, apo Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode apo edhe Sali Berisha.?

Si ish-ministre e integrimit, Bregu e fton Lulzim Bashën të shprehet publikisht nëse është pro hapjes së negociatave me BE-në.