Report Tv në shtëpinë e elektriçistit që humbi jetën gjatë orarit të punës

2018-05-09 2

Një 50 vjeçar, punonjës i Oshee në Fier humbi jetën pak ditë më parë dukë rregulluar një defekte në një shtyllë të tensionit të lartë. Report Tv ka shkuar në shtëpinë e të ndjerit Sabri Vriga në fshatin Ngjeqar i cili ka lënë pas nënë, gruan dhe dy fëmijë.
Familjarët kërkojnë ndihmën e shteti pasi Sabriu ishte i vetmi burim të ardhurash për ata.

Pak ditë më parë 50 vjeçari Sabri Vriga, punonjës në OSHEE në Fier ndërroi jetë ndërsa po rregullonte një defekt në shtyllën e tensionit të lartë në fshatin Drizë të Fierit.

Report tv ka shkuar në shtypin e të ndierit në fshatin Ngjeqar të Fierit dhe ka kontaktuar me familjarët të cilët përveç dhimbjes ata tashmë do të përballen edhe me pamundësinë për të pasur një jetë normale, pasi familja mbahej vetëm më të ardhurat e kryefamiljarit.

Nëna e Sabriut, Kadrie Vriga me lot në sy tregon se djali i saj ka qenë i papërtuar për punën madje punonte edhe në punë që nuk i takonin ati. Shqetësimi i saj është se pas largimit të tij nga familja do të përballet me vështirësi financiare, pasi ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.