Veliaj: Pylli Orbital me PPP, masa edhe ndaj terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Tirana nuk shfaqi probleme si vite me pare me përmbytjet, Erion Veliaj u kthen përgjigje akuzave te opozitës ne lidhje me situatën e krijuar ne autostrade dhe bizneset përreth.



Gjate prezantimit te planit te veprimit per gjelbërimin e Tiranës, kryetari i bashkisë deklaroi se 2 milion peme do te mbillen per krijimin e pyllit orbital. Per kete projekt Veliaj nuk përjashtoi mundësinë e partneritetit publik privat. Ndërsa ne lidhje me kredinë me te madhe nga BERZH per investimet ne ujësjellës, Veliaj deklaroi dy projektet qe do te nisin te parat.



Pas kthimit nga Italia, kreu i bashkisë shprehu shqetësimin e ngritur edhe nga kryebashkiaket e qyteteve europiane ne lidhje me masat qe duhet te merren ne infrastrukture ndaj sulmeve te mundshme terroriste. As Tirana nuk është e përjashtuar nga rreziku.



Ndërkaq kreu i bashkisë u shpreh i vendosur per te inkurajuar nje stil e ri jetese. Ne mars te 2018, 4 mije biçikleta do te vendosen ne Tirane per ti dhëne nje rendësi te veçante lëvizjes me këto mjete.

Posted Under: Vendi

Free Traffic Exchange