Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim të hapur në Universitetin D?Annunzios në rajonin e Abruzzos, me studentë, sipërmarrës dhe administratorë, për të diskutuar mbi modelet e zhvillimit të qyteteve. I shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, kryebashkiaku Veliaj bëri një paraqitje të Tiranës gjatë periudhës së tranzicionit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te punët dhe zhvillimi që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në dy vitet e fundit.
?Kemi vendosur të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra, të mos mjaftohemi thjesht duke u dhënë zgjidhje emergjencave të momentit, por duke investuar tek e ardhmja. Kemi vendosur të ndërtojmë një model zhvillimi të qëndrueshëm për qytetin; të përballemi me nevojat e së tashmes, pa rrezikuar nevojat e së ardhmes; të mos veprojmë duke menduar sikur nuk ka një të ardhme pas mbarimit të mandatit tonë, por të investojmë për Tiranën e brezave që vijnë?, tha kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë fjalës së tij në Universitetin .
Për më shumë lexoni në:http://145.239.2.153/article/veliaj-investojme-tiranen-e-se-ardhmes-komuniteti-arberesh-i-ben-nder-te-dy-vendeve