Ora News - Mjekët e Urgjencës vizita tek banorët e prekur nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekipet e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore kryen sot vizita në qendrat e evakuuimit dhe vizita shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Fier dhe Vlorë, për monitorimin e situatës shëndetësore të këtyre banorëve.
Në Fier, në shkollën ?Rakip Kryeziu? ku ende ka disa familje të evakuuara nga Shën Pjetri, në Njësinë Administrative Topojë, mjekët e Urgjencës Kombëtare kryen vizita mjekësore të të gjithë të evakuuarve dhe dërguan në spital një prej banorëve që shfaqte probleme kardiake.
Vizitat shtëpi më shtëpi u kryen edhe në fshatin Bashkim, afër Vjosës, një zonë e prekur nga përmbytjet në Levan, ku mori trajtim shëndetësor një grua e porsaoperuar, e cila nuk kishte mundësi të aksesonte spitalin. Vizita mjekësore derë më derë edhe në Novoselë, në fshatin Fitore, më i prekuri nga përmbytjet masive të ditëve të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/mjeket-e-urgjences-vizita-tek-banoret-e-prekur-nga-permbytjet

Free Traffic Exchange