Ankesat e mjekëve, në Urgjencën e QSUT fluksi i madh, mbi 100 urgjenca në ditë

2018-05-09 3

Një ditë më parë tetë mjekë të Urgjencës së QSUT përmes një letre kërkuan përmirësim të kushteve të punës ose në të kundërt do të largoheshin. Pas takimit me zv/ ministren Rakacolli vijon dialogu mes mjekëve dhe QSUT. Ndërkohë që gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu ndoqi nga afër një ditë në Urgjencën e QSUT me problemet që përballen pacientët dhe mjekët.
Në pamjet e transmetuara nga Report Tv nga brenda ambienteve të urgjencës duket qartë se ka shumë fluks, ndërsa disa nga të afërmit e pacientëve shprehen se në QSUT arrijnë në mbi 100 raste në 24 orë. ?Mjekët dhe infermierët nuk e përballojnë dot fluksin. Vetëm mbrëmë kanë ardhur mbi 100 urgjenca nga rrethet. Ata nuk janë mjekë po janë heronj, por nuk kanë kushte?.

Ndërsa një tjetër person që kishte të shtruar në spital nënën thotë se ?Kemi dy ditë që kemi shtruar mamin te urgjenca, po presim ta kalojmë te 5-sa, por edhe këta nuk kanë se çfarë të bëjnë, pasi kanë fluks të madh?. Mjekët në letrën që dje i drejtuan Rama, Metës, ministres së Shëndetësisë dhe QSUT shpreheshin se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.