Ndalohen dhe police e doganiere te portit për trafikimin e 2.5 ton droge nga Durresi ne Ankona

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë lidhur me trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike nga Durrësi në drejtim të Ankonas.

Të ndaluarit janë efektivët e Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Policia e Shtetit ekzekutoi sot (6 dhjetor 2017) urdhër ndalimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

"Nga hetimi i Prokuroisë për Krime të Rënda është evidentuar se,për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali. Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila." thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/ndalohen-dhe-police-e-doganiere-te-portit-trafikimin-e-25-ton-droge-nga-durresi-ne-ankona

Free Traffic Exchange