Ora News - Kapen 3 persona me 65 kg kanabis, shisnin drogë në Sauk dhe Bërzhitë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin ?Vakumona?.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

?Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

?Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

?Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.,

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur ?Gurorja e Kllojkës? në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, ?Renault Laguna?, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.

Në vendin e quajtur ?Gurorja e Kllojkës?, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sativa?.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

? 1 automjet

? 4 telefona celularë

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kapen-3-persona-me-65-kg-kanabis-shisnin-droge-ne-sauk-dhe-berzhit

Free Traffic Exchange