Shqipëria kontratë me firmën amerikane për blerjen e radarëve, sistemi do instalohet në Pukë

2018-05-09 3

Amerikanët do të asistojnë autoritetet shqiptare për monitorimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë. Shqiptarja.com publikon detaje nga kontrata e firmosur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë. Sistemi i radarëve do të instalohet në Pukë.

Faza e parë e projektit do të kushtojë 22.266.000 USD. 19.139.000 USD do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, ndërsa 3.127.000 USD do të akordohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kontratës, kompania do të marrë përsipër jo vetëm sigurimin e sistemit TPS-77 dhe instalimin e radarëve, por parashikohet një mundësi për mirëmbajtjen, për pjesët e këmbimit si dhe trajnimin e personelit shqiptar.