Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Marrë shkas nga përsëritja e retorikës nga kryeministri Rama rreth rrezikut rus në Ballkan, emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj ju rikthye ngjarjes së prillit të këtij viti, kur u fol për planifikimin e një atentati rus ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha.Për Myftaraj, ky ishte një informacion i rremë nga shërbimet partnere për SHISH dhe qëllimi ishte arresti politik i Bashës.
Kastriot Myftaraj: Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Bruksel në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë integrimin, i është rikthyer një nga çështjeve të preferuara të retorikës së tij, rrezikun rus në Shqipëri si një lloj presioni apo kujtese ndaj BE se nëse nuk hap dyert për Shqipërinë vendi mund të marrë një drejtim tjetër, mund të bjerë në ndikimin e Rusisë.
Me këtë rast, Rama ka kujtuar se diçka ka ndodhur në Malin e Zi vitin e kaluar, diçka e rëndë me ndikim rus, kërcënimi apo atentati i zbuluar ndaj jetës së kryeministrit malazez properëndimor Milo Gjykanoviç pas të cilës qëndronte dora ruse.
Me këtë rast, Rama ka thënë se kjo nuk ka ndodhur në Siberi, nuk ka ndodhur në të kaluarën, ka ndodhur sot, tani, ka ndodhur në Europë, shumë pranë nesh duke nënkuptuar se është diçka që mund të përsëritet.
Kjo të shtyn ti rikthehesh një ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri para zgjedhjeve, në prill të këtij viti, ku u fol për një atentat me polanifikim rus ndaj jetës së kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Në atë kohë u vu re se u shumëfishuan masat e sigursë nga anha e policisë së shtetit dhe strukturave të specializuara ndaj Bashës. Bëhej fjalë për një informacion që i kishte ardhur SHISH nga një shërbim i një vendi partner apo aleat i NATO-s se ishte planifikuar një atentat ndaj Bashës. Këtë informacion SHISH ia kaloi qeverisë dhe presidentit dhe qeveria mori masa për të siguruar jetën e Bashës, shumëfishioi rojet e tij.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-atentati-i-projektuar-ndaj-lulzim-bashes-ne-prill-si-kod