Ora News – Bilanci provizor: 10 622 ha tokë e përmbytur, 4715 banesa të dëmtuara

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fieri e Vlora janë dy qarqet më të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, ku vijon ende procesi i verifikimit të dëmeve. Në terren janë 9 grupe pune që po marrin pretendimet e banorëve për kompensim. Durrësi, Gjirokastra e Berati kanë pëfunduar evidentimin paraprak dhe kanë dalë në bilance provizore. Komiteti i emergjencave raportoi për 10 622 hektarë të përmbytur, 5526 hektarë me prani ujë, 590 familje të evakuuara, 1552 persona të shpëtuar dhe 4715 banesa të dëmtuara.

Në qarqet e prekura nga përmbytjet ka nisur evidentimi i dëmeve. Në raportin e ditës së hënë, Komiteti i Emergjencave raportoi për 10 622 hektarë të përmbytur, 5526 hektarë me prani ujë, 590 familje të evakuuara, 1552 persona të shpëtuar dhe 4715 banesa të dëmtuara.

Nga bilanci në rang vendi, gjysma e sipërfaqes së përmbytur është në qarkun e Fierit me rreth 5000 hektarë. Sipas bilancit paraprak të Prefekturës në Fier u evakuuan 86 familje të evakuuara dhe u dëmtuan 383 shtëpi dhe 3 shkolla.

PËRMBYTJET NË FIER

86 familje të evakuuara

5000 ha tokë e përmbytur

383 shtëpi të përmbytura

3 shkolla të dëmtuara

Krahas Fierit, Vlora është qarku më i prekur me mbi 1000 hektarë tokë të përmbutur vetëm në Novoselë dhe 180 banesa. Ky bilanc nuk është i konfirmuar nga Shtabi i Emergjencave.

Në këto zona vijon puna për evidentimin e plotë të dëmeve, proces për të cilin Bashkia Vlorë ka ngritur 4 grupe të cilët dhe ajo e Fierit 5 të tilla.

Grupet e punës mbajnë raporte paraprake të asaj çka evidentojnë, por masa e dëmshpërblimit kalon me votë të këshillit bashkiak.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bilanci-provizor-10-622-ha-toke-e-permbytur-4715-banesa-te-demtuara

Free Traffic Exchange