Juncker-Mogherini: Shqiperia, afer hapjes se negociatave

2018-05-09 0

Shqipëria mund të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian pranverën e ardhshme. Në vizitën e tij dy ditore në Bruksel kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka arritur të marrë vlerësimin e krerëve të institucioneve më të larta të BE për reformat e qeverisë së tij, dhe mbi të gjitha reformës në drejtësi.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Cloude Junker tha në konferencën për shtyp se nëse ecuria e reformave do të jetë e njëjta edhe në 6 muajt e ardhshëm ai do t?i rekomadojë komisionit çeljen e negociatave.

Juncker: ?I lavdërojmë përpjekjet e Kryeministrit për të luftuar korrupsionin dhe është progres domethënës në këtë drejtim. Performanca duhet të shtohet në të ardhmen. Jam shumë i lumtur me këtë që po ndodh në Shqipëri. Në qoftë se bëhet progres i mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim, synoj t?i propozoj vendeve anëtare hapjen e negociatave por kjo do të varet nga progresi i muajve në vijim dhe jam besimplotë se kjo do të ndodhë?.

Para kreut të Komisionit Europian, Rama premton se reformat do të vijojnë me të njëjtin ritëm.

Edi Rama: ?Erdhëm me frikë në Bruksel, edhe pse me rezultate të prekshme, por largohem me bindjen se të tjera do të vijojnë. Dhe se sfida tashmë është e përbashkët, dhe se opinioni publik duhet të kuptojë shumë mirë mesazhin tuaj?.

Junker preferoi t?i përgjigjej edhe një pyetje që gazetarët i drejtuan Kryeministrit Rama mbi lajmet e publikuara për krimin e organizuar në Shqipëri, duke sugjeruar që mediat mos të merren si burim informacioni për çështje të kësaj natyre.

Juncker: ?Kam një këshillë, mos ju referoni gazetarëve të tjerë pasi kjo është loja mes gazetarëve. Dikush shkruan, dikush kopjon, tjetri shkruan sërish, tjetri kopjon sërish. Ne jemi të kënaqur me reformat që ka bërë Shqipëria, edhe në ato fusha që përmendët ju?.

Edhe shefja e diplomacisë Frederica Mogerini dhe kreu i Parlamentit Europian Roberto Tajani janë shprehur optimistë se vendi ynë në pranverë mund të marrë një përgjigje pozitive lidhur me kërkesën për të nisur me negociatat e anëtarësimit.

Mogherini: ?Është një kënaqësi për mua të mirëpres përsëri Kryeministrin Rama në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Në lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në reformën e drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim dhe që duhet të vazhdojë përpara?.

Vlerësime për reformat Kryeministri mori të hënën dhe në takimin me kreun e Këshillit Europian Donald Tusk. Ndërsa në takimin e përvitshëm me miqtë e Europës Rama foli dhe për krimin e organizuar duke thënë se ky fenomen luftohet me institucione të forta dhe se Shqipëria është në rrugën e duhur për t?i ndërtuar ato.