Report TV - Juncker: Muajt e ardhshëm vendimtare për hapjen e negociatave për në BE

2018-05-09 0

Kryeministri Rama dhe Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker patën një konferencë të përbashkët ditën e sotme, ku Jucker premtoi se nëse reformat do të vijojnë, atëhere do ti prezantohet Këshillit rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
?Folëm për progresin e Shqipërisë. Unë jam i impresionuar nga progresi dhe mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për hapjen e negociatave për në BE. Nëse vijojnë reformat për 6 muajt e ardhshëm do jemi pranë rekomandimit për integrimin e Shqipërisë në BE?, u shpreh Juncker.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se sfida e integrimit europian është e përbashkët dhe se është krenar për reformat e kryera.

?Krenari që erdha në Bruksel me rezultate të prekshme, presim hapjen e negociatave. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re që do të jetë e vështirë por që është e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Integrimi europian i Shqipërisë është një sfidë e përbashkët?, tha Rama në konferencën me Juncker.